Festa e Bajramit, qytetarët po i bëjnë përgatitjet e fundit
Qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Bajramit...

Shumë prej tyre kanë dalë në treg për të blerë gjërat e tyre të nevojshme për këtë Bajram, ndërsa fëmijët duken se janë më të lumtur, sepse prindërit e tyre praktikojnë që për çdo Bajram t’u blejnë rroba të reja.
Edhe për këtë Bajram, si çdoherë, familjet shqiptare kanë përgatitur bakllavanë, që është si një traditë që e simbolizon këtë festë.
“Po jemi përgatitur si çdoherë, si çdo vit mundohemi edhe ne të japim maksimumin, për këtë Ramazan dhashtë Zoti të na ketë pranuar lutjet tona gjatë agjërimit. Po mundohemi t’i gëzojmë edhe fëmijët ditën e sodit. Do të mundohemi t’i vizitojmë edhe familjarët tanë”- deklaroi një qytetare.
“Është një festë që duhet t’i gëzojë më tepër fëmijët, dhe normal, ju blejmë edhe rroba edhe gjëra tjera që ju nevojiten”- tha një qytetar.
“Ju uroj të gjithë myslimanëve Fiter Bajramin”- theksoi një qytetar.
“Po jemi përgatitur, kemi bërë bakllavanë, ashtu” – u shpreh një qytetare.
“Tani dolëm në treg për të blerë gjërat e nevojshme. Po, si çdoherë përsëri kemi bërë bakllava”- tha një qytetare.
Për festën e Bajramit familjarët vizitojnë njëri-tjetrin, që është traditë për këtë festë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
