Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, uron besimtarët islam për festën e Bajramit
16.07.2015 18:12
Besimtarët myslimanë sonte i japin fund agjërimit, ndërsa nesër festojnë Fiter Bajramin...

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në mesazhin tradicional ka apeluar që pas faljes së namazit, në frymën e kësaj feste, të gjithë besimtarët të shprehin mëshirë, afërsi dhe respekt me njëri-tjetrin, të ndajnë gëzimin dhe uratat me familjarët dhe gjithë të afërmit, duke dëshmuar edhe solidaritetin.
