Zaev: VMRO do të përjetojë humbje të thellë

16.07.2015 18:23

Pa Gruevskin në krye të qeverisë që do të organizojë zgjedhjet, LSDM-ja do t’i shkaktojë humbje të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare VMRO-DPMNE-së...

Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbrëmë para kampistëve përballë qeverisë, ku edhe njëherë ka vlerësuar se marrëveshja për tejkalimin e krizës politike mundëson zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Kjo marrëveshje është vetëm një hap drejt lirisë dhe demokracisë dhe është garantues i fuqishëm për atë që do të ndodhë më 26 prill 2016. Me këto rrethana, me Gruevskin të zhveshur nga pushteti, me qeveri kalimtare, me popull të zgjuar dhe më trim, do të ndodhë humbja më e thellë e VMRO-DPMNE-së në historinë më të re maqedonase”- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Prandaj, Zaev tha se ky kamp e ka kryer misionin e tij, meqë ishte ngritur për largimin e Gruevskit, e ajo u arrit me marrëveshjen e fundit. (Besim Abdullai, TVM2)