Ahmeti takon ish diplomatin Fejt

16.07.2015 18:34

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë ish diplomatin dhe kontribuuesin e madh për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon, Piter Fejt...

Siç njoftohet në një komunikatë partiake, Ahmeti dhe Fejt kanë folur mbi projektin që e udhëheq Fejt në emër të Institutit Evropian të Paqes, që financohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian e që ka të bëjë me ekspertizën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryetari Ahmeti mbështet plotësisht përpjekjet dhe bashkëpunimin e Fejt dhe të saekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit në drejtim të përgatitjes së një raporti të detajuar dhe rekomandime për të vijuar me politika që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit.

Fejt është autoriteti më i thirrur për të përgatitur këtë raport dhe Ahmeti premtoi mbështetjen e tij të plotë për të realizuar pasqyrë reale mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për të përgatitur rekomandime për ta vijuar rrugën drejt një shoqërie më të integruar.