Ukraina në bisedime me kreditorët për borxhin

16.07.2015 18:37

Edhe Ukraina ka bërë përparim në bisedimet me kreditorët e saj për ristrukturimin e borxhit të vendit...

Ministria e Financave të Ukrainës dhe kreditorët thanë sot se takime të tjera mes të dy palëve janë caktuar për javën e ardhshme, “me qëllimin e përbashkët për të finalizuar operacionin e borxhit ukrainas sa më shpejtë që është e mundur”.

Deklarata u lëshua një ditë pasi ministrja e Financave, Natalia Yaresko, mbajti bisedime me kreditorët në Uashington.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kushtëzuar programin e tij prej 17.5 miliardë dollarëve për shpëtimin e Ukrainës, në muajin mars. Por, mbajtësit e bonove duan që Ukraina të zgjasë periudhën e ripagimit të borxhit.