Politika uron Fitër Bajramin

Urime për paqe dhe besim të ndërsjelltë

17.07.2015 11:35

Bashkimi Demorkatik për Intergim uron që fetën e madhe të Fitër Bajramit, besimtarët ta presin në paqe dhe gëzim “ Bajrami është edhe një mundësi për tu bashkuar drejt reflektimit mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bëmirësisë dhe të kombit...

Përveç Zotit dhe familjeve tona, festat fetare na sjellin më afër edhe me ata që kanë nevojë për ndihmë dhe shtrirje të dorës së solidaritetit dhe respektit ndërnjerëzor Zoti ju bekoftë dhe uroj begati e mbarësi për juve dhe për familjet tuaja , thuhet në urimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Edhe Partia Demokratike Shqiptare u uron të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.    Uroj që ky Bajram të jetë nismë për një mirëqenien të përgjithshme dhe të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë. Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona, thuhet në urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Urim edhe nga RDK. Gëzohuni kësaj dite, dhe nxjerreni maksimumin e saj me familjarët, shokët, dhe popullin tuaj thuhet në urimin e kryetarit të RDK-së, Vesel Mehmedi.

Gëzuar kjo festë e madhe islame, me urimet më të përzemërta që kohërat që vijnë të na gjejnë të bashkuar për sukseset tona, e me kultivimin e gjithhershëm të dy dimensioneve që përçon kjo festë, atë hyjnor dhe human, urojnë nga Lëvizja për Reforma në PDSH.

Lëvizja BESA ka dërguar mesazh urimi deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Haxhi Sulejman efendi Rexhepi. Mëngjesi i Bajramit të na ndriçojë në shpirtrat tanë të çiltër e të mbrujtur me pot dashuri për njëri-tjetrin, për fqinjët tanë, si dhe për gjithë njerëzimin", thuhet në urimin e BESES.

“Shfrytëzoj këtë rast të madhërishëm që besimtarëve muslimanë t’Jua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit me dëshirë dhe uratë që paqja, lumturia dhe begatia të jenë pjesë e pandashme e njerëzimit në botë”, thuhet në mes tjerash në urimin e liderit të PPD-së, Nexhat  Bexheti.

“Shënimi i kësaj feste të madhe islame na përkujton se besimi, përkushtimi dhe lutjet japin paqe shpirtërore, ndërsa respektimi i të afërmve dhe ndarja me ata që kanë më pak janë vlera universale për të cilat të gjithë angazhohemi. Solidariteti dhe besimi i ndërsjellë janë vlera të përbashkëta të cilat gjithmonë na bashkojnë. Sinqerisht jam i bindur se edhe në të ardhmen do ta kultivojmë respektin ndërfetar”, shkruan mes tjerash në urimin e tij, presidenti Ivanov.

Urime për të gjithë besimtarët islamë kanë mbërritur edhe nga sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,  krerët e partive maqedonase, kryetarë komunash dhe krerë të institucioneve.