Festë e madhe për besimtarët islam
Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, festojne Fitër Bajramin, ditën e falënderimeve ndaj perëndisë...

Fitër Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe është dita e parë e muajit Shaual.
Manifestimi qendror i Fitër Bajramit u mbajt sivjet në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Gjatë lutjeve besimtarët përkujtuan se Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është dita kur gëzohen fëmijët, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij.
Në këtë ditë feste për të gjithë besmtarët, rishfaqet edhe një herë dashuria për njëri tjetrin, për familjen e të afërmit por mbi të gjitha kjo ditë është dita e dashurisë për të tjerët, pë rata që kanë më shumë nevojë e që ndihmohen në këtë ditë përmes zeqaiti, nga njerëzit që zoti u ka falut një jetë më të mirë.(Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
