Festë dhe lutje në të gjitha trevat shqiptare
Në Tiranë, qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer ritet e tyre...

Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë.Gjatë lutjes, u kërkua më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë.
Ndërsa, në Prishtinë, besimtarët myslimanë janë mbledhur në Xhaminë e Madhe.Me një urim iu është drejtuar të gjithë besimtarëve myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Ky i fundit ka përgëzuar të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame siç është agjërimi.
Myftiu tha se Kurani mbështet konceptet e moralit e dashurisë mes njerëzve, andaj përmes agjërimit përhapë ndjenjën e përkushtimit, dashurisë e respektit, harmonisë e kënaqësisë.
