Qeveria miraton ribalancin e buxhetit 2015

17.07.2015 12:13

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2015...

Nga qeveria thonë se nuk ka ndryshim të madh vetëm zhvendosje e pozicioneve aty ku politikat, masat dhe projektet e Qeverisë e kërkojnë këtë pa i zhvendosur parametrat bazë makroekonomike.

"Ribalanci nuk përfshin shkurtimin e buxheteve të asnjë shfrytëzuesi buxhetar, por paraqet zhvendosje të pozicioneve të caktuara pikërisht ku për shkak të politikave të caktura, masave dhe aktiviteteve duhet që të shtojnë mjete apo ku projektet zhvillohen më mirë nga se janë planifikuar fillimisht” tha ministri i financave Zoran Stavrevski.

Supozimet fillestare për përpunimin e ribalancit përfshijnë edhe rishqyrtimin e projektimeve për BPV-në dhe për lëvizjen e të ardhurave dhe shpenzimeve", tha Stavreski, duke theksuar se BPV-ja për vitin 2015 është rishqyrtuar në 3,5 për qind rritje, ndërsa deficiti buxhetor do të arrijë 3,6 për qind nga BPV-ja.

Ai sqaroi se Buxheti në gjysmën e parë të vitit është në formë të mirë dhe shtoi se ana e të ardhurave buxhetore është e mirë sesa pritej dhe planifikohet të përmirësohet.