Masakra në bazën e Marines

FBI: S’ka të dhëna për lidhje me ISIS

17.07.2015 12:16

FBI ka marrë në dorë hetimet mbi masakrën e ndodhur një ditë më parë në bazën e marinës amerikane në Tenesi...

Nga të shtënat mbetën të vrarë 4 anëtarë të marinës, ndërsa tre të tjerë u plagosën, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ndonëse ngjarja është klasifikuar si “akt terrorist i brendshëm”, Byroja Federale e Hetimit ka deklaruar se, për momentin nuk ka indicje mbi motivet e veprimit të autorit Yusuf Abdulazez. 

FBI ka deklaruar gjithashtu se, për momentin nuk ka të dhëna që Abdulazeez të ketë qenë i lidhur me ndonjë organizatë terroriste ndërkombëtare. Se çfarë e shtyu atë të kryente një akt të tillë, kjo do të jetë subjekt i një hetimi intensiv që do të shtrihet thellë në të kaluarën e tij, miqtë, familjarët dhe gjendjen e tij mendore.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Mohammad Youssef Abdulazeez ka vepruar i vetëm. Pikërisht të ashtuquajturit “ujqit e vetmuar” janë më të vështirët për t’u ndaluar.