Japoni, godet tajfuni Nangka, evakuohen 350 mijë njerëz

17.07.2015 12:41

Japonia Jugore është goditur nga tajfuni Nangka, duke detyruar autoritetet e këtij vendi që të bëjnë evakuimin e 350 mijë njerëzve në këtë zonë...

Tajfuni goditi ishullin Shikoku në orët e fundit të së enjtes, duke sjellë shi dhe erëra të forta deri në 185 km/h.

Mediat japoneze kanë raportuar për dy të vdekur dhe rreth 50 të plagosur. Nangka ka humbur fuqinë e saj, por autoritet tërheqin vëmendjen për vazhdimin e erërave të forta dhe stuhive në këtë pjesë të vendit edhe në mëngjesin e së premtes.