Fitër Bajrami në Shqipëri

17.07.2015 14:43

Toleranca fetare, mezazhi i festës

Besimtaret myslimane edhe ne Shqiperi festojne festen me te rendesishme ne kalendarin islamik Fiter Bajramin...

Mëngjesi i së premtes nisi herët për besimtarët myslimanë, të cilët si çdo vit falen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” namazin e Bajramit në pritje të ndërtimit të xhamisë së re.

Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar tha me këtë rast Skënder Brucaj kreu i Komunitetit mysliman të Shqipërisë.

“Bajrami i vërtetë për ne filloi me ardhjen e profetit Muhamed në këtë botë. Unë besoj se çdo ditë që ju nisni traditën e tij, ajo ditë do të jetë bajram i vërtetë për ju” - tha kreu i komunitetit mysliman të Shqipërisë, Skënder Brucaj.

Mesazhi më i fortë që jep Shqipëria në këtë ditë feste është padyshim ai i harmonisë fetare.

Falja e Bajramit edhe sivjet si tradicionalish u ndoq nga anash edhe nga qyterarë të shumtë katolikë e ortodoksë që iu bashkuan gëzimit të vëllezërve të tyre muslimanë. Në Shkodër është ndërprerë për pak çaste fjalimi i myftiut, në shenjë respekti për këmbanat e katedrales që ftonin besimtarët katolikë në lutjen e mëngjesit.

“Islami është feja e tolerancës dhe dua të ndal pak fjalimin tim në shenjë repsketi për këto këmbana që bien nga vëllezërit tanë të një feje tjetër” – tha myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.

Edhe bashkësia islame e Shqipërisë ka pritur sor vizitorë të shumtë të politikës dhe jetës publike me urimin që ky Bajram të jetë I mbarë për të gjithë. (Migena Gorenca, TVM2)