MPB arreston dy persona, shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës

17.07.2015 13:58

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e doganeve, kanë shkatëruar një kanal ndërkombëtar për kontrabandë me drogë...

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e doganeve,  kanë shkatëruar një kanal ndërkombëtar për kontrabandë me drogë me ç’rast kanë konfiskuar 1 kg e 300 gramë heroine, ndërkaq nga liria janë privuar dy qytetarë të përfshirë në kontrabandim, njëri nga Kërçova dhe tjetri nga Gostivari.

“Më datë 15 korrik të këtij muaji në  vendkalimin  kufitar të Tabanovcit në dalje të Maqedonisë pas informative  të marra paraprakisht,  në një autobus i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt të autobusëve Strugë ¬ -Lucern -Zvicër nga ana nëpunësve doganorë është kryer bastisje dhe kontroll i udhëtarëve dhe bagazhit,  me ç'rast në thellësinë e valixhes me tiketën e vendosur për bagazh në dorezë, në pronë të udhëtarit A.P.(54) nga Kërçova janë gjetur 4 paketime të zeza najloni me materie narkotike” – tha zëdhënësja e MPB-së, Liza Bendevska.

Siç njftoi sot MBP-ja,  personi me iniciale  A.P. për një kompensim të caktuar të hollash prej 1.500 euro,  nga ana e personit M.J. nga Gostivari, i cili njëherit  ka qenë edhe organizator i transportit ,ka qenë i angazhuar që ta kryejë transportin deri në Zvicër.

Lënda narkotike është dorëzuar në Sektorin për hulumtime dhe ekspertiza në MPB, të cilët më pas kanë konfirmuar  se bëhet fjalë për lëndën narkotike, heroinë.

Ndërkaq,  Sektori për tregti të palejuar me drogë, deri te prokuroria themelore publike në Kumanovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër të dy personave për vepër të kryer penale.