Presidenti Ivanov uron Bajramin, viziton xhaminë në Radovish

17.07.2015 15:10

Me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, presidenti Ivanov sot e vizitoi xhaminë "Jeni Xhamisi" në Radovish...

Me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, presidenti Ivanov sot e vizitoi xhaminë "Jeni Xhamisi" në Radovish, ku besimtarëve myslimanë ua uroi festën dhe përfundimin e agjërimit të Ramazanit.

"Ju dëshiroj shumë lumturi, shumë gëzim dhe shumë sukses në jetë. Dhe në frymën e traditës tonë, të vazhdojmë të respektohemi mes vete dhe të ndihmohemi. Të mos e bëjmë këtë vetëm gjatë festave, por edhe gjatë gjithë vitit", tha presidenti Ivanov.