Botë
Zjarr në Peleponez, evakuohen dy fshatra, intervenohet edhe nga ajri
17.07.2015 15:12
Të paktën dy fshatra dhe një kamp veror janë evakuuar në gadishullin Peloponez pasi sot në mëngjes shpërtheu një zjarr i madh...

"Zjarri i ndezi shtëpitë në dy fshatrat. Ky është ferr i vërtetë, pasi që ekzistojnë qindra qendra zjarri", deklaroi kryetari i Monemvasias, Iraklis Trikilis.
Ai theksoi se shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të erës së fuqishme, si dhe për shkak të malit.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë mbi 120 zjarrfikës me 50 automjete të zjarrfikësve, katër aeroplanë dhe dy helikopterë
