Botë
Kriza greke, Bundestagu miraton paketën e shpëtimit
17.07.2015 16:23
Me 439 vota pro, 119 kundër dhe 40 të abstenuar, Bundestagu gjerman ka votuar në favor të marrëveshjes me Greqinë...

Me këtë dritë jeshile të dhënë nga parlamenti gjerman, me gjitha faktin se edhe brenda vet koalicionit kanë qenë shumë zëra kundër, është votuar hapja e negociatave për planin e tretë të Greqisë, ku do të fillojnë bisedimet për programin e ri të ndihmës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, u ka kërkuar deputetëve të votojnë hapjen e negociatave për planin e tretë për Greqinë, ose ndryshe sic ka theksua ajo, Evropa do të përballej me kaos, duke thënë se lënia e përkohshme e Greqisë jashta eurozonës, nuk do të funksiononte.
“Jam absolutisht e bindur se pakoja e trete për Greqinë ishte rruga apo zgjidhja më e mirë. Ne nuk mundemi ti ndryshojmë kontratat evropjane. Ne jemi një komunitet i bazuar në një legjislacion”, shprehet kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel mes tjerash ka kritukuar administratën e kryeministrit Cipras për neglizhencë të përgjegjësive të cështjes greke.
Por gjithashtu ka thënë se nuk është vetëm Cipras dhe qeveria e tij që e ka sjell gjendjen greke në këtë situate.
Ndërkaq, minsitri i jashtëm gjerman i financave, Volfgang Schaeuble është skeptik nëse ky plan do të ketë sukses.
Në fjalimin e tij, Schaeuble ka thënë se kjo është përppjekja e fundit për të kryer një detyrë tepër të vështirë.
Gjithsesi sipas tij, pakoja është ndërmmarrë sipas të drejtës evropjane.
NERMIN MULAKU
