Botë
Përleshje në Egjipt, 6 persona të vrarë
17.07.2015 18:25
Gjashtë mbështetës të Vllazërisë Myslimane në Egjipt janë vrarë në përleshjet me policinë, pranë piramidave të Gizas, në Kajro, të premten...

Këtë e konfirmuan zyrtarët e sigurisë.
Forcat e sigurisë intervenuan dhe arrestuan 15 anëtarë të Vëllazërisë në Kajro, tha agjencia e lajmeve MENA, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Po ashtu raportohet se njëzet anëtarë të tjerë u arrestuan në qytetin e dytë të Egjiptit, Aleksandri.
Dhuna shpërtheu nëpër lokacione të ndryshme në rrethinën e Gizës.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi vdekjet./evropaelire
