Botë
Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën në tre sulme me bomba në Nigeri
17.07.2015 19:46
Në tre shpërthime gjatë faljes së sotme të Bajramit në qytetin nigerian Damaturu jetën e humbën të paktën 13 persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar...

Një prej bombave ka shpërthyer në sheshin ku besimtarët janë lutur me rastin e festët së Bajramit, shpërthimi i dytë ka ndodhur 500 metra larg të parit. Bomba e tretë ka shpërthyer në afërsi të një xhamie.
Akoma askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmet, por supozohet se janë vepër e Boko Haramit..mıa
