Maqedoni

Zjarr në rajonin e Kriva Pallankës, është djegur bar i thatë

18.07.2015 12:45

Njësia territoriale e zjarrfikësve nga Kriva Pallanka ka intervenuar në alarmin për djegien e barit të thatë rreth transformatorit në vendin "Shpati i pagëzuar"...

Njësia territoriale e zjarrfikësve nga Kriva Pallanka ka intervenuar në alarmin për djegien e barit të thatë rreth transformatorit në vendin "Shpati i pagëzuar", lagjja Stambolici në fshatin Koniopnica.
 
Komandanti i NTZ Ile Kocevski theksoi se vendi i banuar ka dhënë ndihmë për parandalimin e zgjerimit të zjarrit dhe ka reaguar në kohë, për çka shprehu falënderim deri te të gjithë të cilët kanë marrë pjesë në lokalizimin e zjarrit.
 
Kocevski dha apel deri te të gjithë banorët e Kriva Pallankës të jenë të kujdesshëm me materiet djegëse dhe pjesët mbetëse të cigareve, sepse në këtë periudhë kur mbizotërojnë temperaturat e larta verore, tha, rreziku nga paraqitja e zjarreve është e madhe./mia