Botë

Shënohet dita ndërkombëtare e Mandelës

18.07.2015 13:03

Sot shënohet dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës, ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore...

Sot shënohet dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës, ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. 
 
Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës, e shpallur si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtim.
 
Në këtë ditë jugafrikanët zakonisht shënojnë ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, kurse qytetarët bëjnë 67 minuta punë për komunitetin.