Botë
Të paktën 100 persona humbën jetën në një sulm me bombë në Irak
18.07.2015 13:14
Grupi ekstremist Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm me bombë në Han Babi Sad në Irak, ku e humbën jetën mbi 100 persona...

Në sulmin me auto-bombë janë lënduar 50 persona, ndërsa në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë.
Shpërthimi ka ndodhur në tregun në Han Babi Sad, 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Irakut, Bagdad. Sulmi ishte kryer derisa njerëzit e festonin mbarimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
SHI kontrollon më shumë pjesë në Irakun verior dhe perëndimor. Edhe paraprakisht sulmonte zona të përziera etnike në provincën Dijala, ku ndodhet qyteti Han Babi Sad./mia
