Botë

Katër të vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri të shpëtimit

18.07.2015 13:32

Një helikopter i shpëtimit me katër persona është rrëzuar në Sllovaki, me ç'rast të gjithë që ishin aty kanë vdekur...

Një helikopter i shpëtimit me katër persona është rrëzuar në Sllovaki, me ç'rast të gjithë që ishin aty kanë vdekur, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Ministrisë sllovake të Shëndetësisë.
 
Në helikopter ishin piloti, një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të shpëtimit, të cilët duhej t'i ndihmonin një fëmije me lëndim në kokë.
 
Aksidenti ka ndodhur kur propeleri i helikopterit ka prekur ujëra elektrike dhe kështu fluturakja ka rënë në lumin Horand, në afërsi të fshatit Hrabushice, në Sllovakinë lindore./mia