Botë

Tërmet i fuqishëm është regjistruar në Ishujt e Solomonit

18.07.2015 13:47

Tërmet me një intensitet prej 6,9 ballëve sipas Shkallës së Rihetrit sot është regjistruar në Ishujt e Solomonit...

Tërmet me një intensitet prej 6,9 ballëve sipas Shkallës së Rihetrit sot është regjistruar në Ishujt e Solomonit, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.
 
Qendra e Oqeanit të Qetë për parandalim nga cunami në Havai paralajmëroi për paraqitjen e valëve të mëdha në radius prej 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit. Më vonë paralajmërimi nga cunami është tërhequr.
 
Fillimisht u publikua se tërmeti ishte me intensitet prej 7,5 ballëve sipas shkallës së Rihterit në thellësi prej 33 kilometrave./mia