Ekonomi
Komuna e Çairit, projekt për inkluzion social nga fondet IPA
18.07.2015 15:10
Komuna e Çairit ka fituar projektin e trete nga fondet IPA , nga programi për ikluzion social...

Qëllimi i projektit është rikthimi i grupeve sociale të cënuara në tregun e punës, përmes trajnimeve dhe përgaditjes së tyre për këtë treg.
Ky projektë do të fillon në muajin shtator të këtij viti dhe do të zgjasë 2 vjet. Buxhti i përfituar për realizimin e tij, është 250 mijë euro.
“Ky projekt është financuar nga Unioni Evropian ndërsa kanë konkuruar komuna e Cairit, organizata joqeveritare “Perspektiva evropiane” që është një organizatë joqeveritare që funksionon në komunën e Çairit dhe miret me projekte me karakter europian. Gjithashtu në këtë projekt është e kyçur edhe qendra për punë dhe politik sociale në Shkup”, shprehet përfaqësuesja e komunës së Çairit, Kaltrina Zekolli.
Aktivitete që do të realizohen nga ky projekt janë rritja e qasjes strategjike ndaj rritjes së përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve të rrezikuara në nivel komunal, promovimi i një piloti programi për ndihmë sociale dhe ekonomike dhe formimi i një platforme për asistencë sociale dhe ekonomike lokale.
REJHANE BUSHI-METAJ
