Maqedoni

Nga e hëna vendi do të futet në fazën portokalli

18.07.2015 15:14

Vala e të nxehtit ka kapluar tër vendin, i cili është përfshihet nga faza e verdhë alerte ndërsa nga e hënë pritet të futet në fazën portokalli...

Vala e të nxehtit ka kapluar tër vendin, i cili është përfshihet nga faza e verdhë alerte ndërsa nga e hënë pritet të futet në fazën portokalli, kur temperaturat do të arrijnë mbi 40 grad celsus.
 
Por edhe pse termometri rregjistron temperatura të larta sërisht gjithanedej vërehej fluks I njërëzve në kryeqendër.
 
Por ata ankohen se vapa që po mbizotron është e padurueshme madje mezi arrin të marin frymë.
 
Sipas tyre, ata janë të detyruar të dalin për ti kryejnë obligimet e përditshme dhe për shkak të festës së Bajramit, pavarësisht temperaturave kanë dëshirë ti vizitojnë familjarët.        
                        
“Unë shkoj në vizit dua të shkoj te bija ime, është nxehtë nuk më pengon shyqyr do të shkoj të bëj Bajram. Duhet tu përmbahemi rekomandimeve pse edhe allahi ka thënë ruaju rrezikut”, shprehet qytetari.
 
“Ka njerëz që smund të durojnë por ka njerëz që po, mua për vete nuk më pengon punoj punë fizike dhe e duroj të nxehtin”, shprehet qytetari.
 
“Kam vapë nxehtësi e madhe, na këshillojnë që të mos dalim por nevoja të detyron duhet të shkojmë nëpër familje  që ti vizitojmë, unë mora për momentin pije mendoj se duhet të konsumohen”, shprehet qytetari.
 
Pasojat e para nga vapa kanë filluar të ndjet, është rritur numri i thirrjev për ndihmë shëndetësore emërgjente. Mjekët apelojnë që të merret terapia e rekomanduar në rregull sepse nga I nxehti I tmershëm mund të përkeqësoj shëndetin e tyre.
 
“Qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet të bëjnë kujdes të mos dalin pa nevojë prej ora 10 deri në ora 17, kur termometri shënon temperatura të larta dhe rrezatim Ultra Violet të dëmshëm”, shprehet mjeku Vasill Karabashev.
 
Fundjava do të jetë e nxehtë ndërsa nga dita e hënë do të kemi një vapë të tmershme thonë nga Enti Hidrometeorologjik. Sipas tyre, frymë më lehtë  do të fillojmë të marim nga dita e mërkurë.
 
“Prej nga mesi I javës që vjen do të kemi temperature pak më të ulta. Megjithatë do të kemi mot të thatë dhe stabil. Mundësi për rreshje ngelen vetëm për në vendet malore”, shprehet Dushanka Tanushevska nga Enti Hidrometeoroligjik.
 
Mjekët edhe njëherë I rikujtojnë qytetarët të bëjnë kujdes me kondicionerët… Mos dalin nga dhoma e kondicionuar menjëherë në dhomë të nxehtë të bëjnë kujdes në ndryshimin drastik të temperaturës shumë nxehtë dhe shumë ftohët pasi rrezikohen të alivanosen apo të humbin vetëdijen.
 
RINA TURKESHI-SAHITI