Ekonomi

Ministri Visar Fida, së shpejti vijnë 5 kompani të huaja, 2 në Tetovë

18.07.2015 15:32

Pas Zyrtarizimit të investimit të Kompanisë Amerikane “LEAR” në Zonën Industriale të Tetovës, pritet që shumë shpejt në këtë zone të investojnë edhe dy kompani tjera të huaja...

Pas Zyrtarizimit të investimit të Kompanisë Amerikane “LEAR” në Zonën Industriale të Tetovës, pritet që shumë shpejt në këtë zone të investojnë edhe dy kompani tjera të huaja, deklaron ministri për investime të huaja Visar Fida.
 
Ai theksoi se bëhet fjalë për kompani nga Italia dhe Belgjika të cilët merren me prodhime automobilistike. Fida gjithashtu paralajmëroi se kah fundi I shtatorit, gjithashtu pritet që 2 kompani të investojnë në zonen ekonomike të Shkupit, si dhe ka interesim për të investuar në zonën e Strugës.
 
“Ne i kemi disa investime që I kemi të them afër fundit. Bëhet fjalë për 2 kompani të cilat shumë shpejt do ta shpallin investimin e tyre në Tetovë. Unë e kam përmendur edhe para disa kohëve për një kompani italiane për autobusë, gjithashtu edhe një kompani belge e cila do ti suporton prodhimet e industries automobilistike. Ka edhe interes të kompanive të tjera posaçëtisht në rajonin e Maqedonisë Perendimore, shumë shpejt do të shpallim edhe një investim të ri në Strugë. Edhe shpresojmë që dikund kah fundi I shtatoit ti mund ti shpallim edhe  2 investime të reja në zonën e lire ekonomike të Shkupit, në Bunarxhik”, ministri për investime të huaja Visar Fida.
 
Fida gjithashtu theksoi se kriza politike që ndodhi në Maqedoni ka ndikuar negativisht te investitorët e huaj, pasi shumë investitorë që kanë shfaqur interesim për të investuar në Maqedoni, janë larguar për shkak të gjendjes së krizës.
 
Por ai vlerëson se me arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike, ata kompani do të rikthejnë interesimin për të investuar në Maqedoni.
 
ERSAN PAJAZITI