Maqedoni

Marrveshjen mes katër liderëve, analistët: Përfitojnë edhe shqiptarët

19.07.2015 16:02

Zbatimi i plot i Marrveshjes së dy qershorit, se bashku me dokumentin e firmosur nga kater lideret politik me 15 korrik...

Zbatimi i plot i Marrveshjes së dy qershorit, se bashku me dokumentin e firmosur nga kater lideret politik me 15 korrik, jo vetë që do të nxjerrin vendin nga ngerçi politik dhe institucional, por këtu përfshihen edhe një pjesë e kërkesave të shqiptarëve.
 
Kështu vlerson analisti politik Albert Musliu, sipas te cilit marrveshja e dy qershorit përmban në vete edhe kerkesat e partive shqiptare,të cilat janë në drejtim të avansimit të pozitës së shqiptarëve. 
 
“Mendoj se shqiptarët pas 2 qershorit u treguan më konstruktivë se pala tjetër  vecanërisht dy javët e fundit dhe atë si lehtësues të të gjithë procesit me qëllim që të arrihet marrëveshja . Sa për përfitimet do të shohim a do të zbatohet marrëvehsja. Nëse ka qasje positive, edhe ato pjesë të marrëveshjes së 2 qershorit me interes të vecantë për shqiptarët , se të gjitha pikat janë me interes, nëse implementohen si janë marrë vesh , gjithë shoqëria në Maqedoni do të përfitojë dhe shqiptarët do të reazliojnë synimete  tyre”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Nëse në tërësi realizohen obligimet që dalin nga marrveshja e dy qërshorit do të mund pa problem të bëhen ndryshimet në të mirë të shoqëris vlerson Musliu, në të kundërtën do të hyj shteti në krizë edhe më të thellë. 
 
“Marrëveshja e 2 qershorit ka shume obligime për palët vecanërisht për institucionet, që do të duhet të implementohen. Nëse I qasen kësaj marrëveshjeje me vullnet të mirë, të gjitha ndryshimet që duhet të bëhen për të mirën e shoqërisë duke pamundësuar që bllokadat që na ndodhën në të kaluarën, të mos na ndodhin në të ardhmen. Nëse palët kanë vulnet tëq keq do të ketë obstruksione, dhe vetëm do të kemi një system të bllokuar deri në zgjedhjet e prillit. E nëse bllokohet sistemi do të kemi problem edhe gjatë zgjedhjeve pasi opozita do të ketë rezevra për të marrë pjesë në to”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Sipas Musliut, kësaj radhe partit politike do të jenë edhe më të kujdesshëm sepse faktori ndërkpombëtar do të jetë shumë më prezent gjatë implementimit dhe me mekanizmat e veta do të bëjë ndryshimet e duhura.
 
Nëse bëhen këto ndryshime, do të ketë edhe mekanizma që pas zgjedhjeve të parakohësme, disa difekte që ndodhën në sistem, të mos na ndodhin në të ardhmen, thot Musliu. 
 
SANIJE KASAMI