Botë
Për shkak të motit të lig në Strasburg janë evakuuar 15.000 vëzhgues
18.07.2015 15:44
Rreth 15.000 vëzhgues të cilët i kanë ngritur tendat në afërsi të Strasburgut gjatë naëtës së kaluar janë evakuuar nga kampi i tyre...

Rreth 15.000 vëzhgues të cilët i kanë ngritur tendat në afërsi të Strasburgut gjatë naëtës së kaluar janë evakuuar nga kampi i tyre, për shkëk të motit të lig që e përfshiu rajonin dhe qytetin. Në motin e lig 35 vëzhgues janë lënduar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.
"Pesëmbëdhjetë nga ata kanë të fraktura, por nuk kanë lëndime serioze", kumtuan organizatorët.
Lëndimet kanë të bëjnë më shpesh për shkak të rënies së mbajtësve të tendave gjatë motit të lig.
Logori më i madh vëzhgues në Evropë sivjet, ishte vendosur të premten dhe duhej të evakuohej pas vendimit të përbashkët të autoriteteve dhe organizatorëve, kur në orën dy të mëngjesit filloi moti i lig me të reshura shiu dhe erë të fortë.
Numri më i madh i pjesëmarrësve janë të moshës 14 deri 17 dhe ata janë transferuar në Strasburg në sallën "Zenit", ku e kaluan natën, pas çfarë u kthyen në kamp dhe filluan me riregullim të ri./mia
