Maqedoni

“Treni i Bajramit “ edhe në Lagjen e trimave

18.07.2015 17:13

Pas Shkupit, “ Treni i Bajramit “ sot gëzoi qindra fëmijë edhe - në Lagjen e trimave dhe lagjet tjera në Kumanovë...

Proekti  i Shoqatës kuklturore “Vizion M” , “Kandilat e Bajramit” sivjet për herë të parë u zgjerua edhe në qytetin e Kumanovës duke sjellur “Trenin e Bajramit“ në këtë qytet. 
 
Këtij gjesti iu gëzuan qindra fëmijë të Lagjes së trimave por edhe të lagjeve tjera të Kumanovës, sepse patën rastin për herë të parë të shetiten me “Trenin e Bajramit” nëpër rrugët e Kumanovës.  
 
Para selisë së “Vizion M“ në Kumanovë u shfaq një program i pasur muzikor, kurse më pas fëmijëve kumanovarë iu ndanë mbi 150 pako të Bajramit.
 
NEXHAT AQIFI