Maqedoni
Ademi, Mexhiti dhe Ibrahimi vizituan myftininë e Manastirit
18.07.2015 17:18
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe deputeti i zonës Musa Ibrahimi...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe deputeti i zonës Musa Ibrahimi me rastin e Festës së Fitër Bajramit vizituan sot Mufteninë e Manastirit, ku u pritën nga muftiu Pëllumi Veliu.
Duke përcjellur urime për festën e Bajramit, minsitri Ademi theksoi se Manastiri si komunë është i rëndësishëm edhe për faktin qe këtu jetojnë pjesëtarë të bashkësive të ndryshme etnike dhe religjioze, qytet në të cilin kultivohet harmonia fetare dhe harmonia ndëretnike.
Bashkësia Fetare Islame dhe Muftenia e Manastirit japin një kontribut të rëndësishëm në kultivimin e këtyre vlerave në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë qytet dhe unë shfrytëzoj rastin të falënderojë Muftiun por edhe organet tjera ”, theksoi ministri Ademi, duke premtuar se Qeveria do të vazhdojë me realizimin e projekteve të ndryshme në këtë komunë që shkojnë në dobi të të gjithë qytetarëve.
“Para disa viteve u themelua edhe muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe këtu në Manastir dhe në këtë rast Qeveria me vepër jep kontributin e saj për tu respektuar vlerat e të gjithë bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni”, tha Ademi.
Poashtu në takim është bërë fjalë edhe për procesin edukativo arsimor, ku minsitri ademi theksoi se në bashkëpunim me Komunën e Manastirit punohet për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollat fillore, prandaj iu bënë apel nxënësve shqiptarë që të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
