Botë
Përleshje në Ukrainë, njoftohet për katër të vrarë nga rrebelët
18.07.2015 17:23
Gjatë 24 orëve të fundit, në lindje të Ukrainës, janë vrarë 3 civilë dhe një ushtar ukrainas...

Ministria e Brendshme tha se civilët janë vrarë kur rebelët pro-rusë kanë hapur zjarr në qytetin Avdiivka, që është nën kontrollin e forcave qeveritare.
Qyteti është në lindje të Donjeckut, i cili kontrollohet nga rebelët.
Ushtria ukrainase ka thënë se ushtari i tyre u vra në rajonin fqinj të Luhanskut.
“Gjatë 24 orëve të fundit, gjendja në zonat e konfliktit është përkeqësuar”, thuhet në njoftimin e ushtrisë.
Ndërkaq, separatistët kanë akuzuar trupat qeveritare se kanë hapur zjarr në qytetet që ata i kontrollojnë.
