Maqedoni

50 fëmijë jetim dergohen në ekskurzion

18.07.2015 17:32

50 fëmijë jetim u nisën në eksturzion 14 ditorë për në Turqi . Ky është një projekt që realizohet për të 5 herë me rradhë nga Shoqata Humanitare “El-Hilal”...

50 fëmijë jetim u nisën në eksturzion 14 ditorë për  në Turqi . Ky është një projekt që realizohet për të 5 herë me rradhë nga Shoqata Humanitare “El-Hilal” Nënkryetari i Shoqatës “El-Hilal”, Talat Sadiku si nikoqir i aktivitetit thekson se  përvoja ka dëshmuar se fëmijës si rezultat I ekskurzionit ndjehen më të lumtur.
 
“Në Bursë do të qëndrojnë `10 ditë dhe 4 ditë do të qëndrojnë në Stamboll, pastaj shpresojmë që nga ky aktivitet, fëmijët të dalin të kënaqur, dhe aktiviteti në vete ngërthen, edhe pjesën educative , pjesën rekreative, si dhe shoqërimin mes tyre. Kemi vërejtur që fëmijët pasi kthehen nga ky ekskurzion ndjehen më të relaksuar, më të gëzuar, ashtu që qëllimi ynë është që kata fëmijë ti gëzojmë”, shprehet nënkryetari i SH.H.”El-Hilal”, Talat Sadiku.
 
Fëmijët thonë se për herë të parë udhëtojnë jasht vendit dhe se ky udhëtim  do të jetë një përvojë e re për ta. 
 
“Besojmë se do të jetë shumë mirë, do të shikojmë vende të ndryshme, shpresojmë se do të kalojmë mirë, është hera e parë që dal jasht Maqeonisë”, shprehet fëmija.
 
“Do të nisim për pushim, do të kalojmë mirë , falëminderit këta që na kanë dërguar", shprehet fëmija.
 
“Ne do të shkojmë në Turqi me shoqatën :”El-Hilal”, shpresojmë se do të kalojmë mirë, shpresojmë që do të njihemi më shoqe edhe shokë të tjerë", shprehet fëmija.
 
Aktiviteti i SH.H.”EL-HILAL”,realizohet në bashkpunim me komunë e Bursës.
 
RINA TURKESHI-SAHITI