Maqedoni

Tetovë: Sheshi Iliria ngjan në parking veturash

18.07.2015 18:04

Sheshi Iliria, në qendër të Tetovës është shëndrruar në parking veturash, pasi qytetarët preferojnë të parkojnë në vende jo adekuate...

Sheshi Iliria, në qendër të Tetovës është shëndrruar në parking veturash, pasi qytetarët preferojnë të parkojnë në vende jo adekuate, e jo në vendparkime, pa marr parasyshë se në atë mënyrë bëhen pengesë për bashkëqytetarët e tyre, që ecin në këmbë, por edhe për lokalet afariste aty pranë.

Në pjesën qëndrore të qytetit  ka pasur pengesa elektronike për kalim, mirepo komplet sistemin është shkateruar nga vozitës të pandergjegjshëm, thonë nga sektori për rrugë, komunikacion dhe tokë ndërtimore në komunën e Tetovës.

VISAR SADIKI