Futboll
Roma mposht Realin pas penalltive, Man Utd i ri e nis me fitore
18.07.2015 18:16
Roma ka arritur ta mposhtë Real Madridin nëpërmjet penalltive në Melbourne të Australisë, në kuadër të turneut të vlefshëm parapërgatitor, të njohur si Internation Champions Cup...

Ndeshja mes dy gjigantëve evropian përfundoi ashtu siç filloi pa gola 0-0, duke lënë të dëshpëruar mbi 80 mijë tifozë në stadiumin e Melbournet, ndërsa në penallti triumfoi Roma me rezultat 7:6.
Të dy trajnerët ndërruan të gjithë lojtarët në fushë, përveç dy portierëve De Santic dhe Navas,k që qëndruan në portat e tyre përgjatë 90 minutave.
Ndërkohë në fund Roma triumfoi pas shtatë penalltive të shënuara, ndërsa talenti i ri spanjoll Lucas humbi për Realin.
Në ndeshjen tjetër të kësaj kupe, Morgan Schneiderlin, Memphis Depay, Matteo Darmian dhe Bastian Schëeinsteiger debutuan të gjithë në fitoren 1-0 të Manchester United ndaj Club America. Schneiderlin shënoi golin e vetëm të takimit që në minutën e pestë të pjesës së parë, pas një krosimi të Juan Mata.
Francezi, Depay dhe Darmian u zëvendësuan në përfundim të 45 minutave të para nga trajneri Louis van Gaal, me Schëeinsteiger që u fut në lojë në pjesën e dytë duke regjistruar kështu edhe ndeshjen e tij të parë me fanellën e United.
Ish mesfushori i Bayernit zhvilloi 45 minuta mjaft mbresëlënëse, teksa United kontrolloi ndeshjen por nuk arriti të thellonte avantazhin, duke regjistruar kështu fitore minimale.
