Sportet E Tjera
Riad Rexhepi i pesti në turneun e fuqishëm “Rusenski legendi”
18.07.2015 18:19
Gjatë ditës së sotme, në Ruse të Bullgarisë, ka nisur edicioni I rradhës I një prej turneve më të fuqishme në mundjen evropiane...

Gjatë ditës së sotme, në Ruse të Bullgarisë, ka nisur edicioni I rradhës I një prej turneve më të fuqishme në mundjen evropiane, sa I përket grupomoshës së kadetëve, I njohur si “Rusenski legendi” apo “Legjendat e Ruses”.
Në të njejtin, ku marrin pjesë mbi 130 mundës nga shtatë shtete, vendin tonë e përfaqësojnë katër mundës, me ç`rast të gjithë vijnë nga klubi i mundjes Liria.
I vetmi që kishte rastin të paraqitet në garat e sotme, ishte Riad Rexhepi, I cili garoi në kategorinë deri në 58 kilogram dhe në mesin e 18 garueseve shumë kualitativ, në fund përfundoi në pozitën e pestë.
Rexhepi, garat I mbylli me një fitore, të cilën e korri me dush, ndaj turkut Tajlan Bilgin si dhe dy humbje, të dyjat me dush teknik, të pësuara nga Jon Soilita nga Moldavia dhe vendasi Daniel Ganev.
Nga ky I fundit, humbi në luftën për medalje të bronztë.
Ndërkohë, ky turnir I fuqishëm do të vazhdoj edhe nesër, kur do të paraqitet edhe atuja kryesore e Maqedonisë për medalje, Elmedin Sejfullau, I cili do të garoj në kategorinë deri në 54 kilogram.
Pos tij, do të paraqiten edhe Halit Osmani dhe Minir Rexhepi.
Ndryshe, ky turnir, është si parapërgatitje e fundit për kadetët, në vigjile të Kampionatit Evropian që do të mbahet në Suboticë të Sërbisë dhe atij Botëror, I cili do të organizohet në Sarajevë të B e H.
MUSTAFA ADEMI
