Botë
Arabi Saudite: mbi 430 të arrestuar për lidhje me IS-in
18.07.2015 18:37
Autoritetet saudite kanë arrestuar 431 persona, të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik, duke parandaluar kështu sulme në xhami...

Autoritetet saudite kanë arrestuar 431 persona, të dyshuar se kanë lidhje me grupin militant Shteti Islamik, duke parandaluar kështu sulme në xhami, mbi forcat e sigurisë dhe në misionet diplomatike.
Ministria e Brendshme Saudite, ka thënë sot se autoritetet kanë shpërbërë “një celulë të organizatës, e cila është e lidhur me grupin militant Shteti Islamik”.
Shumica e të arrestuarve janë shtetas sauditë.Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me makinë bomb më 16 korrik, afër burgut të sigurisë së lartë në Arabinë Saudite, ku u vra shoferi dhe u plagosën dy roje të sigurisë.
“Gjashtë operacione të njëpasnjëshme vetëvrasëse të cilat kishin shënjestër xhami në provincën lindore, janë parandaluar”, ka thënë ministria.
“Planet e terroristëve për të sulmuar misionet diplomatike dhe ndërtesat qeveritare në provincën Sharurah gjithashtu janë parandaluar”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.
