Botë
SHBA: Shkon në 5 numri i marinsave të vrarë
18.07.2015 19:16
Marina amerikane thotë se një marins i cili u qëllua gjatë një sulmi në objektet ushtarake të SHBA-ve në Tenesi ka vdekur, duke rritur numrin e viktimave në pesë persona...

Marina ka thënë sot përmes një deklarate për media se një oficer ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, në sulmin e dy ditëve më parë, për të cilin një prokuror federal amerikan në Tenesi, ka thënë se po trajtohet si akt “i terrorizmit të brendshëm”.
Sulmuesi i dyshuar, Mohammod Youssuf Abdulazeez, një qytetar i Kujvajtit me shtetësi amerikane, ka qëlluar dhe vrarë një zyrtarë policor në qytetin Chattanooga, pranë një qendre stërvitore.
Korpusi i Marinës amerikane ka konfirmuar më herët vrasjen e 4 marinsave gjatë këtij sulmi.
Autoritetet amerikane janë duke i shqyrtuar lidhjet e mundshme të të dyshuarit me militantët islamikë.
Ata thonë se Abdulazeez ka udhëtuar për në Jordani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme për disa muaj, në vitin e kaluar./evropaelire
