Maqedoni
Nesër ndërprerje e komunikacionit në rrugën Ohër-Kërçovë afër Presekës
19.07.2015 12:03
Për shkak të realizimit të punëve në rrugë (minim) në aksin rrugor A2 Ohër-Kërçovë ndërmjet qafës malore Presekë dhe f. Vërbjan nesër...

Për shkak të realizimit të punëve në rrugë (minim) në aksin rrugor A2 Ohër-Kërçovë ndërmjet qafës malore Presekë dhe f. Vërbjan nesër, në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të ketë ndërprerje në komunikacion në kohëzgjatje prej 15 deri 20 minuta, kumtoi LAMM.
Intesiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare ka frekuentim të rritur të autmojeteve, por nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./mia
