Botë

Zjarr i madh në afërsi të autostradës afër Los Anxhelosit

19.07.2015 12:11

Zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë afër një autostrade të frekuentuar në afërsi të qytetit amerikan Los Anxhelos...

Zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë afër një autostrade të frekuentuar në afërsi të qytetit amerikan Los Anxhelos, ku që një numër i madh i shoferëve dhe udhëtarëve në panikë i kanë braktisur automjetet e tyre, duke i lënë në rrugë.
 
Siç lajmëruan mediat amerikane, zjarri deri tani ka kapluar një sipërfaqe prej rreth 1.500 hektarë, ku ka shkatërruar të paktën dy shtëpi dhe kanoset të përfshijë në flakë edhe 50 të tjera.
 
Sipas policisë, zjarri ka shkatërruar edhe 40 makina, kamionë dhe automjete të tjera në austradën që e  lidh Los Anxhelosin me Las Vegasin.
 
Televizionet publikuan incizime të  njerëzve të cilët në panikë ikin para stihisë së zjarrit duke i lënë automjetet e tyre.
 
Tani për tani nuk dihen shkaqet për shpërthimin e zjarrit./mia