Botë

UNESKO: 34 milionë fëmijë në zonat e konfliktit nuk shkojnë në shkollë

19.07.2015 12:23

Rreth 34 milionë fëmijë, para së gjithash nga shtresat më të varfra në vendet e përfshira me konflikte të armatosura, nuk shkojnë në shkollë...

Rreth 34 milionë fëmijë, para së gjithash nga shtresat më të varfra në vendet e përfshira me konflikte të armatosura, nuk shkojnë në shkollë, kumtoi Organizata e KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë UNESKO.
 
Siç lajmëroi TASS, sipas të dhënave të UNESKO-s, për arsimimin e fëmijëve në vendet e përfshira me luftë janë të nevojshme 2,3 miliardë dollarë, që është për 10 herë më shumë se mjetet për ndihmë humanitare që iu dorëzohet personave në këto zona.
 
"Në vendet e përfshira nga luftërat ekziston siguri dyfish më e madhe që fëmijët të mbesin analfabet, sesa në shtetet në të cilat qeveris paqja", thekson UNESKO në kumtesë.
 
Sipas Organizatës, madje 90 për qind e vajzave dhe 60 për qind e djemve në zonat në konflikt do të mund të mbesin pa arsimim./mia