Botë
Asanzh i ofron ndihmë Gjermanisë për përgjimin amerikan
19.07.2015 13:05
Themeluesi i Uikilksit, Xhulian Asanzh iu ofroi ndihmë autoriteteve gjermane në hetimin për gjoja spiunimin e kancelares Angela Merkel...

Themeluesi i Uikilksit, Xhulian Asanzh iu ofroi ndihmë autoriteteve gjermane në hetimin për gjoja spiunimin e kancelares Angela Merkel, ministrave dhe funksionarëve të tjerë të lartë nga ana e Agjencisë amerikane për siguri kombëtare (NSA), lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
Mediat gjermane transmetojnë se Asanzh, i cili tre vitet e fundit jeton në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, për shkak të rrezikut që të ekstradohet në Suedi ku është akuzuar për gjoja përdhunim, është i gatshëm të takohet me anëtarët e parlamentit gjerman të cilët e hulumtojnë rastin.
"Përderisa deputetët kanë nevojë për dëshmitar unë do të isha i gëzuar t'i pranoj këtu dhe të përgjigjem në pyetjet e tyre", ka deklaruar Asanzh në një intervistë për "Shpigel".
Sipas dokumenteve sekrete që i publikoi Uikiliks para rreth njëzet ditëve, NSA me dekada ka përgjuar 56 numra të telefonave të institucioneve dhe përfaqësuesve të lartë gjerman që nga koha e kryeministrave Helmut Koll dhe Gerhard Shreder e deri në erën e Merkelit.
Asanzh pohon se ka dokumente që konfirmojnë se NSA e ka përgjuar kancelaren Merkel dhe ministrin e Punëve të jashtme Frank-Valter Shtajnmajer./mia
