Botë
Ballkani përfshihet nga zjarret
19.07.2015 12:17
Disa zjarre të mëdha sot kanë përfshirë Greqinë jugore, bregdetin kroat dhe pjesë të Hercegovinës, publikuan mediat nga rajoni ballkanik...

Në shumë zjarre janë përfshirë pjesët jugore të Greqisë, në mesin e të cilëve më shumë janë përfshi ishujt grek Zakintos dhe Skiros dhe në afërsi të fshatit Distomo në gadishullin Peleponez.
Autoritetet kumtuan se shërbimet zjarrfikëse tani për tani i mbajnë zjarret nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tyre drejt vendeve të banuara.
Policia greke kumtoi se në rajonin afër Athinës që të premten ishte përfshi nga një zjarr i madh, është gjetur trupi i djegur i një polici, i cili është viktima e parë e flakëve të zjarrit në këtë verë.
Mediat kroate lajmëruan se dy zjarre të mëdha prej mbrëmë kanë përfshirë Krizhnjakun afër qytetit bregdetar Trogir dhe afër vendit Prugovi, në veri të Splitit.
Zjarret në këtë zonë deri tani kanë shkatërruar rreth 370 hektarë sipërfaqe me bar dhe pyje.
Me zjarrin afër Krizhnjakut ballafaqohen rreth 40 zjarrfikës me nëntë autmojete zjarrfikëse, derisa me flakët e zjarrit afër Splitit ballafaqohen 20 zjarrfikës.
Kryetari i Shoqatës së zjarrfikësve vullnetar të Splitit, Mirosllav Boban për HINA-n deklaroi se zjarri afër Prugovit, disa herë ka lëvizur në drejtim të shtëpive përreth, por zjarrfikësit e kanë penguar përhappjen e tij në atë drejtim.
Siç lajmëroi sërish FENA, në rajonin e qyteteve Mostar, Çaplin, Stolac dhe Konjic janë regjistruar disa zjarre, të cilat kanë përfshirë sipërfaqe me bar dhe pyje./mia
