Botë
Shpërthime në Gaza, shkatërrohen 5 vetura
19.07.2015 14:01
Të paktën katër shpërthime kanë goditur qytetin e Gazës mëngjesin e sotëm, të cilat kanë pasur për cak veturat e anëtarëve të fraksioneve islamike, njoftojnë mediat lokale...

Shpërthimet kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit, duke shkatërruar 5 vetura por nuk dihet akoma nëse ka pasur viktima.
Policia akoma nuk ka komentuar për këto incidente.
Agjencia e lajmeve AFP citon një zyrtar të sigurisë, i cili në kushte anonimiteti ka thënë se 3 vetura i përkisnin anëtarëve të Hamasit dhe dy të tjera anëtarëve të xhihadistëve islamikë.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme./mia
