Botë

Tajvan: Dy femra në garën presidenciale

19.07.2015 14:15

Tajvani është i gatshëm qëpër herë të parë të ketë një femër në postin e presidentit, pasi që dy partitë më të mëdha në vend kanë nominuar femra...

Tajvani është i gatshëm qëpër herë të parë të ketë një femër në postin e presidentit, pasi që dy partitë më të mëdha në vend kanë nominuar femra për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në janar të vitit 2016.
 
Partia Nacionaliste e ka kandiduar Hung Hsiu-chu, e cila më herët ka qenë mësuese.
 
Hung do të garojë kundër Tsai Ing-wen, e cila është kandidate e Partisë Demokratike Progresive.
 
Hung 67 vjeçe përkrahë marrëdhëniet miqësore me Kinën, ndërkaq Tsai 58 vjeçare, avokon për marrëdhënie më të kujdesshme me Pekinin./evropaelire