Ballkan: Temperatura të larta dhe zjarre
Vendet ballkanike janë kaluar nga temperatura jashtëzakonsht të larta me çrast temperatura ka kaluar edhe mbi 40 gradë celsius...

Temperatura edhe mbi 40 gradë celzius janë paralajmëlruar në Maqedoni, Shqipëri, Mal të zi, Kroaci, Bosnje, Serbi, e deri në Rumani, ku i nxehti pritet të vazhdojë edhe për më shumë se dhjetë ditë.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni këshillon që: "Qytetarët t'i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangia e qëndrimit në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngje, higjienë e duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrjes së rregullt të terapisë te personat e sëmurë në mënyrë kronike".
Temperaturat e larta janë shkaktar edhe I shpërthimit të zjarreve në disa vende. Më e prekur nga zjarret tani për tani rezulton Greqia, e cila prej disa ditësh po lufton me zjarret e përhapura në disa zona, por zjarre janë regjistruar edhe në kroci dhe Bosnjë.
Ndërsa me zjarrin u përball dje edhe zona malore e Krivapallankës, ku është djegur bari I thatë, por zjarri është shuar me intervenimin e zjarrfikësve.
Nga njësiti i Zjarrfikësve apelojnë te qytetarët të janë të kujdesshëm me zjarret, si dhe të mos hudhin cigaret e ndezura.
Ndryshe dy persona që kanë shkaktuar aksidentalisht zjarrin në kodrat në afërsi të Athinës, janë arrestuar dje në Greqi dhe të njejtit do të dalin para drejtësisë.
RINA TURKESHI-SAHITI
