Botë

Serbin e shqetëson muri hungarez, ndalon kalimin e emigrantëve në Tabanoc

19.07.2015 16:49

Me arsyetimin se Kampi i refugjatëve në Luginën e Preshevës tashmë është i mbushur dhe nuk mund të pranojë më emigrantë...

Me arsyetimin se Kampi i refugjatëve në Luginën e Preshevës tashmë është i mbushur dhe nuk mund të pranojë më emigrantë, autoritetet serbe kanë mbyllur kufirin në Tabanoc për kalimin e emigrantëve, kanë pretenduar që nga dita e djeshme disa media në Serbi dhe Maqedoni. Por Ambasadorja serbe në Shkup, Dushanka Divjak Tomiq, demantoi se Serbia e ka mbyllur kufirin me Maqedoninë për emigrantët.

“Kjo gjë është e pamundur dhe absolutisht e pasaktë. Deri në këtë moment, zyrtarisht deri te ambasada serbe në Maqedoni nuk ka arritur asnjë informacion i tillë nga autoritetet serbe”, ka sqaruar ambasadorja serbe.

Edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë thonë se nuk kanë vërtetim zyrtar nga autoritetet serbe për mbylljen e kufirit në Tabanoc për emigrantët.

“Njoftim zyrtar nuk kemi marr, ndërsa nga kontaktet me kolegët në Tabanoc informacioni është se trafiku po rrjedh në mënyrë normale dhe se nuk ka pengesa. Tash për tash në pikën kufitare nuk është kthyer askush në pajtueshmëri me Ligjin për readmision” njoftojnë nga MPB.

Nga hapja e kampit të refugjatëve në Luginën e Preshevës me 8 qershor të këtij viti deri tani kanë kaluar më shumë se 6 mijë emigrant, kurse për çdo ditë autoritetet serbe japin nga 1 mijë vërtetime për emigrantët, njoftojnë mediat sebe.

Emigrantët nga Siria dhe Iraku nëpërmjest Greqisë arrijnë në Maqedoni për të vazhduar marshutën e tyre në Serbi, me destinacion përfundimtarë vendet e BE-së.

Por fillimi I ndërtimit të murit nga ana e Hungarisë, për të penguar kalimin e emigrantëve ka shqetsuar autoritetet serbe, se emigrantët mund të mbeten në teritorin e sajë.

Por hungaria insiston në ndërtimin e murit pasi mbi 60 mijë emigrantët kanë kaluar nëpër territorin e sajë. Krahas vështërsive në Maqedoni dhe Serbi, ku organizatat ndërkombëtare janë ankuar për trajtim joadekuat të emigrantëve, ka edhe vende brenda BE-së si Austria, Sllovakia apo Spanja që nuk janë pajtuar të bëhen pjesë e strehimit të tyre.

Ndërsa Gjermania dhe Franca kanë njoftuar se janë të gatshme të pranojnë më shumë se 20 mijë emigrantë.

Megjithse autoritetet gjermane janë gjithnjë e mpë të zëshëm kundër numrit të madh të emigrantëve nga vendet e ballkanit perëndimorë, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, madje ministry I brendëshëm gjerman paralajmëroi se shum shpejtë emigrantët nga ballkani do të riatdhesohen. 

ERSAN PAJAZITI