Maqedoni
Ademi dhe Mexhiti takojnë mërgimtarët Prespan
19.07.2015 17:06
Diaspora shqiptare mbetet hallkë e zinxhirit dhe mbështetës më I fortë I të gjithë proceseve të rëndësishme të shqiptarëve ka theksuar ministri I Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi...

Diaspora shqiptare mbetet hallkë e zinxhirit dhe mbështetës më I fortë I të gjithë proceseve të rëndësishme të shqiptarëve ka theksuar ministri I Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi gjatë takimit me mërgimtarët e Prespës.
Temë e takimit ishte arsimi ku ministri Ademi të njejtët me reformat në procesin edukativo-arsimor që janë duke u realizuar.
MASH angazhon mësimdhënës në qytete të ndryshme dhe deri më tani 5 mësimdhënës shqiptarë punojnë në vende evropiane sidomos atje ku janë të koncentuar shqiptarët e Maqedonisë por që ky numër mund të rritet, tha Ademi.
Sipas tij, dikasteri që ai drejton është I gatshëm për bashkpunim që fëmijët e mërgimtarëve tanë të mësojnë gjuhën amtare ku për nevojat e nxënësve MASH siguron edhe tekste shkollore.
Ademi gjithashtu ndahu mirënjohje për tre mërgimtar shqiptarë të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.Ministri Ademi ka marë pjesë edhe në manifestimin tradicional :”Takimet e Gercarit”, që u mbajt në fshatin Gërcar të Prespës. I pranishëm ishte edhe kryetari I komunës së Cairit, Izet Mexhiti dhe politikan të tjerë.
“Ju diaspora shqiptare e sollët dhe mbajtët mbi supet tuajaUniverzitetin e Tetovës, që tashmë është shtetëror, ju diaspora shqiptare e bëtë dhe e mbani që të frymon shqip, Strugën dhe tani edhe Kërcovën shqiptare të valon flamuri dhe të lulëzon shqipja andaj ne sonte hapim një faqe të re dhe nuk duam që diasporën shqiptare ta ftoj vetëm për ndihmë për vatanin”, shprehet kryetar i komunës së Çairit.
Poetit Arbëresh Pinon Kokoza iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.
“Është nder për mua jam edhe unë I kënaqur dhe I emocionuar, jam plot me kënaqësi dhe emocion, falëndëroj autoritetin zotri ministër dhe autoritetet e tjera, më kanë dhënë këtë nder sonte”, shprehet poeti Pino Kokoza.
Në Manifestimin “Takimet e Gërcarës” morën pjesë jo vetëm qytetar vendas por edhe shumë mërgimtar që jetojnë jashtë vendit.
RINA TURKESHI-SAHITI
