Maqedoni

Temperaturat e larta, pishinat vend ku freskohen një pjesë e qytetarëve

19.07.2015 17:18

Angazhimet, puna dhe aktivitetet e javës , sidomos në ditët me temperatura te larta, na detyrojnë që të gjejmë një zgjidhje për tu freskuar...

Një pjesë e qytetarëve që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë diku në bregdet, apo në liqenet e vendit, zgjedhin që të freskohen në pishina,  ku sidomos gjat vikendeve numri i vizitorëve është më i madh. 
 
“Po… secilën javë i vizitoj”, shprehet nje qytetar.
 
“Nuk i vizitoj shpesh pishinat  pasiqë po bëhem gati për në pushim dhe nuk kam  kohë“, theksoi nje qytetar.
 
“Ndoshta do ti vizitoj pasiqë është shumë nxehtë”, shprehet nje qytetar.
 
“Dy herë  në javë“, theksoi nje qytetar.
 
“Në banjë shkoj, nuk I vizitoj pishinat”, shprehet nje qytetar.
 
“Pasiqë ishte muaji i agjërimit nuk kam nisur me vizitën e pishinave…në fundjavë zakonisht i vizitojmë….po përdorim“, theksoi nje qytetar.
 
“Në përgjithësi po”, shprehet nje qytetar.
 
Mjekët rekomandojnë  që qytetarët duhet të bëjnë kujdes për lëkurën,  gjatë temperaturave të larta.
 
Ata duhet shmangur ekspozimit në diell ,kur ato janë të shoqëruara me rreze ultra-violet qoftë edhe gjatë pushimeve verore për të evituar rrezikun për sulm të rrezeve mbi lëkurë.
 
Grup moshat të cilat duhet gjithashtu të bëjnë kujdes për lëkurën e tyre gjatë temperaturave të larta me rreze ultra-violet janë edhe gratë shtatzëna dhe fëmijët, pastaj janë pleqtë me sëmundje kronike dhe ato më tepër që janë me sisitemin kardiovaskular gjegjësisht hipertensioni sëmundjet e zemrës dhe sëmundjeve të traktit respirator.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI