Botë
Turizmi në Shqipëri, intereisi i turistëve në rritje
19.07.2015 17:29
Shqipëria gjithnjë e më shumë po shndërrohet në destinacion turistik. Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës...

Shqipëria gjithnjë e më shumë po shndërrohet në destinacion turistik. Një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës, por edhe turist italianë dhe vendet tjera europjane përzgjedhin bregdetin shqiptarë për të pushuar.
Ministri i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj nga Saranda ka paralajmëruar se ligji i ri i turizmit pritet të kalojë të enjten në kuvend, ndërsa I njeti ka për qëllim ta bëj Shqipërinë një atraksion për turistët. Vendosjen e sinjalistikës turistike, është edhe një tjetër masë e ndërmarrë në kuadër të planit për sezonin turistik.
Ndërsa kompania e navigimt Ventouris Ferries, me bazë në portin e Barit, që ka linja për në Shqipëri ka shtuar kapacitetet. Bëhet fjalë për "Rigel II" që i shtohet flotës ekzistuese, e cila ka një kapacitet prej 1850 pasagjerë, 110 shtretër dhe mund të imbarkojë 550 automjete.
Dy javët e para të korrikut ka pasur një numër të madh pasagjerësh që kanë zgjedhur të udhëtojnë me këtë kompoanie cila, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë ka shënuar një rritje udhëtarësh prej 40%.
ERSAN PAJAZITI
