Sportet E Tjera
Greipel fitues i etapes se 15-te te Tour de France
19.07.2015 18:13
Andre Greipel është fituesi i etapës së 15 të Tour de France. Ai arriti suksesin e tretë të këtij edicioni të Grand Boucle...

Andre Greipel është fituesi i etapës së 15 të Tour de France. Ai arriti suksesin e tretë të këtij edicioni të Grand Boucle, pasi fitoi betejën ndaj bashkëkombasit të tij, Degenkolb, të cilin e mundi në sprintin final.
Greipel arriti në finish në kohën 3 orë, 56 minuta e 35 sekonda pasi kishte kaluar 183 kilometra të La Mende në Valence, që karakterizohet një terren me shumë ulje-ngritje.
Fanella e verdhë, Chris Froome arriti të ruajë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, duke bërë që të jetë 3 minuta e 10 sekonda para kolumbianit Quintana, ndërsa në vendin e tretë mbetet holandezi, Van Garderen.
Fanella jeshile e sprinterëve mbahet nga Sagan, ndërsa në klasifikimin e maloristëve kryeson britaniku, Froome.
